Ae dini se në çdo cep të botës, njerëzit festojnë Vitin e Ri me zakone të veçanta, disa të lashta, disa shumë të çuditshme? Në Shqipëri, festimi i Vitit të Ri është ndër traditat më të dashura, të rrënjosura thellë në histori. Ja disa prej tyre që na ka treguar Dea Vieri në “Magjia e Festave”:
Hudhra në prag të derës:
Në jug të Shqipërisë, sidomos në zonat rurale, hudhra vendosej në pragun e derës për të mbrojtur familjen nga forcat e liga dhe për të sjellë fat në vitin e ri.
Kulaçi me monedhë:
Në shumë familje, amvisat përgatisnin një kulaç me një monedhë brenda. Monedha simbolizonte fatin dhe mbarësinë për atë që e gjente.
Prush në prag:
Në veri, prushi i ndezur vihej në prag për të simbolizuar dritë dhe ngrohtësi në vitin e ri.
Këngët festive të fëmijëve:
Grupi i fëmijëve shkonte derë më derë duke kënduar këngë urimi dhe duke marrë dhurata si fruta ose ëmbëlsira.
Largimi i të keqes:
Shtëpia pastrohej dhe zbukurohej për të larguar energjitë negative. Çdo gjë e vjetër, që nuk ishte më e përdorshme, hidhej jashtë.
Por tani gjërat kanë ndryshuar paksa. Me kalimin e kohës, disa zakone janë transformuar për t’iu përshtatur jetës moderne.
Tryeza festive:
Çdo familje shqiptare përgatit një tryezë të pasur me ushqime tradicionale si gjeli i detit, byreku dhe bakllavaja. Tryeza është simbol i bollëkut dhe mikpritjes.
Festa në sheshe:
Në qytetet e mëdha, si Tirana dhe Durrësi, njerëzit festojnë në sheshe me koncerte dhe fishekzjarre.
Dhuratat për fëmijët:
Një zakon i huazuar nga kultura perëndimore, ku fëmijët marrin dhurata nga “Babadimri”.
Ndërrimi i viteve me familjen:
Festimi shpesh është i lidhur me traditën e kalimit të ndërrimit të viteve pranë familjes dhe njerëzve të dashur.