Udhëheqësit në Evropë kanë paralajmëruar vazhdimisht se agresioni i presidentit rus Vladimir Putin nuk do të ndalet vetëm në Ukrainë, ndërkohë një hartë e publikuar nga Newsweek tregon pikat e mundshme të nxehta nëse Moska do ta çonte më tej luftën e saj në kontinent.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka paralajmëruar në një intervistë në qershor se Putini “mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s”. Ai ka deklaruar në Budestag se “ne duhet të jemi gati për luftë deri në vitin 2029”. Në nëntor, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, Bruno Kahl, deklaroi se Moska po “përgatitet për një luftë me Perëndimin”.

Rusia e ka cilësuar tashmë luftën e saj me Ukrainën si një luftë ndërmjetëse midis Moskës dhe NATO-s; megjithatë, sipas nenit 5 të kartës së NATO-s, është vetëm një goditje ndaj një anëtari që do të shkaktonte një përgjigje kolektive.