Të jetoje në diktaturë nuk ishte e lehtë në vitet e regjimit komunist. Por sa e vështirë ishte diçka e tillë për një studiues, nëse nuk dëshironte t’u përmbahej udhëzimeve të Partisë?
Albanologu Jup Kastrati dhe raportet e tij me regjimin sillen në vëmendje në një bisedë me vajzat e tij, Fatmirën dhe Dianën. Ndërsa flasin për veprën e të atit dhe botimin e plotë të saj, ato rrëfejnë edhe për një incident kur babai i tyre u thirr në Komitetin e Partisë, për shkak të një letre anonime. Shikoni videon e speciales përgatitur për Report Tv nga Blerina Goçe.