Pikat me veriore të vendit edhe këtë periudhë të fundvitit po frekuentohen nga turistët vendas, por edhe të huaj.

Një ndër këto destinacione është edhe Boga në Malësinë e Madhe e cila pret më së shumti pushues ditorë apo edhe javorë.

Në zonën malore të Bogës apo Thethit, banorët gjithnjë e më shumë po i drejtohen ngritjes së bujtinave mikpritëse.

Boga mund të vizitohet lehtësisht falë ndërhyrjes së fadromave që po kryen pastrimin rrugës, gjë e cila i ka ndihmuar shumë pronarët e bujtinave për të mikpritur turistë.

Duke qenë se në afërsi të kësaj zone ndodhen edhe pika të tjera turistike, siç janë ato të Razmës dhe Thethit, ndërthurja e këtij destinacioni me zonat përreth në paketat turistike përbën një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit.