Ju përshëndes nga Brukseli, nga Parlamenti Evropian, me gëzim e mirënjohje për shpalljen e Shkodrës Qytet Evropian i Sportit 2025!

Ky është një vlerësim i rëndësishëm për qytetin tonë që tashmë, veç një njohjeje ndërkombëtare, do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet.