Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga pluhuri i harresës, megjithëse populli e dashuroi fort.
Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, derisa një video e ripostuar sot nga Blendi Fevziu ka merakosur rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.
Madje krahas imazhit, media shkruan edhe emrin e saj ‘Simaku Nohfe’. Gruaja në video është shfaqur në emisionin që ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.