Është hedhur ditën e sotme në Zyrih, shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria ka zbuluar kundërshtarët.
Goglat nuk janë treguar aspak bujare me kuqezinjtë që kanë rënë në Grupin K dhe kanë “peshkuar”, Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Ndërkohë situatë disi më pozitive për Kosovës, që është shortuar në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Shorti:
GRUPI A: FITUESJA E GJERMANI/ITALI, SLLOVAKI. IRLANDA E VERIUT. LUKSEMBURG
GRUPI B: ZVICËR, SUEDI, SLLOVENI, KOSOVË
GRUPI C: HUMBSJA E PORTUGALI/DANIMARK, GREQI, SKOCI, BJELLORUSI
GRUPI D: FITUESJA E FRANCË/KROACI, UKRAINË, ISLANDË, AZERBAJXHAN
GRUPI E: FITUESJA E SPANJË/HOLANDË, TURQI, GJEORGJI, BULLGARI
GRUPI F: FITUESJA E PORTUGALI/DANIMARKË, HUNGARI, IRLANDË, ARMENI
GRUPI G: HUMBSJA E SPANJË/HOLLANDË, POLONI, FINLANDË, LITUANI, MALTË
GRUPI H: AUSTRI, RUMANI, BOSNJË, QIPRO, SAN MARINO
GRUPI I: HUMBSJA E GJERMANI/ITALI, NORVEGJI, IZRAEL, ESTONI, MOLDAVI
GRUPI J: BELGJIKË, UELLS, MAQEDONIA E VERIUT, KAZAKISTAN, LIHTENSHTEJN
GRUPI K: ANGLI, SERBI, SHQIPËRI, LETONI, ANDORRA
GRUPI L: HUMBSJA E FRANCË/KROACI, ÇEKI, MALI I ZI, ISHUJT FAROE, GJIBRALTARI