Sot shënohet një dekadë pa Mejdan Zhivanin, një nga figurat më të njohura të gazetarisë sportive në Shkodër. I njohur për pasionin e tij të jashtëzakonshëm për sportin dhe përkushtimin e tij ndaj raportimit objektiv, ai la një trashëgimi të vyer në komunitetin sportiv dhe mediatik të Shkodrës dhe më gjërë.

Mejdan Zhivani ishte një zë i rëndësishëm në sport, duke ndarë emocionet e sportit me publikun e gjerë. Ai njihej për analizat e tij të sakta, komentet me peshë dhe aftësinë për të sjellë historitë e sportistëve dhe ekipeve përmes një këndvështrimi të veçantë.

Kontributi i tij shtrihej përtej gazetarisë sportive, duke qenë një nxitës dhe një frymëzim për të rinjtë që ëndërronin të ndjekin hapat e tij.

Humbja e Mejdan Zhivanit ishte një goditje e madhe për komunitetin sportiv dhe mediatik. Megjithatë, emri i tij mbetet i paharruar, dhe vlerat që ai përfaqësoi vazhdojnë të jenë një shembull për gazetarët e rinj.

Në këtë përvjetor, eetimes kujton me respekt dhe mirënjohje gazetarin sportiv, i cili jetoi dhe punoi për të ngritur lart sportin dhe gazetarinë në Shkodër.