Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar dhe akuzuar si mbështetës të autorit të vrasjes së Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2023

Arrestimi u bë gjatë finalizimit sot të operacionit të koduar “Bashkëpunëtori”…

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “moskallëzimi i krimit”, “përkrahja e autorit të krimit”, dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
“22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri Valter Fjerza”, sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që 22-vjeçari e kishte me vete, kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme