Ky është 22- vjeçari Klaudio Reçaj.

Dy muaj më parë u paraqit pranë Zyrës së Punës në Shkodër, ku, përmes Programit të Garancisë Rinore, atij iu ofrua oferta e punës në një servis që merret më vendosjen, riparimin dhe errësimin e liçensuar të xhamave të automjeteve.

Trajnimi dhe profesioni që ai ka marrë ia ka vlejtur.

Klauido është i kënaqur me arritjet e tij në vendin e punës.

Edhe Izarta, përmes Programit të Garancisë Rinore është punësuar ndihmës asistente në një zyrë noteriale në qytetin e Shkodrës.

Drejtoria e Zyrës së Punës në Shkodër, Rozafa Zmijani, thekson se ky program ka patur një interesim të lartë të të rinjve për të kërkuar punë.

ROZAFA ZMIJANI Drejtore e Zyrës së Punës Shkodër

Garancia rinore synon që çdo person i ri nën 30 vjeç të marrë një ofertë pune cilësore, vazhdim të arsimimit, praktikë pune, ose trajnim brenda katër muajve.