
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Shkodër Lezhë nga ku mësohet se një autmjet ka përplasur një motor. Bëhet me dije se drejtuesi i motorit është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.