
Në të gjitha etapat e zhvillimit të Shqipërisë, Shkodra ka qenë kryeqytet i pakontestuar i humorit. Ai buronte nga shpirti, nga përditshmëria, e cila zbukurohej apo lehtësohej pikërisht nga humori edhe në vitet e rënda të diktaturës komuniste.
Në Shkodër kujtohen akoma “Ditë buzëqeshjesh”, eventi që mblidhte para 1990- ës estradat nga i gjithë vendi, duke dhuruar humor, të qeshura, hare edhe në zymtësinë që i imponohej shkodranëve nga partia- shtet.
Pas 3 dekadave, kryeqytetit të humorit po i rikthehet një event i rëndësishëm, Festivali Mbarëkombëtar i Humorit, shpresojmë të hyjë në traditën e përvitshme të organizimit, i cili sivjet zhvillohet nga 11- 15 dhjetor në Teatrin “Migjeni”.
Kryetari i Bashkise Shkoder, Benet Beci, ne nje postim ne rrjetet sociale ka njohur nisjen e ketij festivali mbarekombetare ne nje jave humor