Një shtëpi bari është zbuluar nga policia në fshatin Naraç të Vaut të Dejës. Bëhet fjalë për një magazinë, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Sipas informacioneve paraprake, magazina është në pronësi të Zef Sh. Mësohet se brenda kësaj magazine është gjetur një sasi e thatë prej 150 kilogramë kanabis, e paketuar në thasë.

Ndërkohë, dyshohet se pronari Zef. Sh, ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë.

Megjithatë, akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa detaje të tjera në lidhje me rastin priten në vijim.