Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në momentin e rënies së flakëve, në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari, i cili fatmirësisht arriti të dalë jashtë në kohë, pasi zjarri u përhap me shpejtësi.

Zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët, megjithatë, të gjitha orenditë shtëpiake janë djegur plotësisht.

Burime paraprake dyshojnë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet e policisë janë ende në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.