Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shprehur keqardhje për mënyrën se si po përdoret foltorja e Kuvendit nga Opozita. Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku u shpreh se foltorja po përdoret nga deputetët demokratë për retorika boshe që i rilexojnë për tu bërë simpatik me liderin.

“Me të vërtetë shpreh keqardhjen time se si përdoret foltorja e Parlamentit dhe se si përdoret një target grup që ka kontribuar në këtë vend prej dekadash tashmë dhe përdoret për narrativë politikike. Juve e keni pasur të gjithë në dorën tuaj për të dyfishuar skemën e pensioneve, jo nuk keni dyfishuar asgjë sikurse ju e dini shumë mirë sepse sot pensionistët janë aty dhe diferenca mes pensionistëve që kanë dal në pension para marsit të vitit 2014, skema juaj fantastike që i çon drejt mireqenies i ka lënë me gjysmë pensionesh. Retorika boshe që i rilexoni dhe ripërsërisni,” tha Balluku.

Balluku shtoi se çmimi i energjisë elektrike nuk është rritur dhe nuk do të rritet, por do të ulet në janar të vitit 2025.