I ndërtuar prej më shumë se 30 vitesh, por i lënë në harresë, kanali vaditës në Njësinë Administrative të Gurit të Zi po i rikthehet fermerëve dhe banorëve të zonës.

Falë një ndërhyrje të plotë që po bën Bashkia Shkodër në këtë zonë.

Puna ka nisur prej ditësh, ndërkohë që administrator i Njësisë ka treguar në detaje për të gjitha ndërhyrjet që po kryhen në kanalet për vaditje në këtë zonë.

4,7 kilometër është gjatësia e këtij kanali që shërben për vaditje në 4 fshatra të Njësisë Administrative Guri i Zi, ndërkohë që për vitin e ardhshëm janë parashikuar të tjera ndërhyrje që i vijnë në ndihmë fermerëve të kësaj zone për vaditjen e tokave të tyre.