Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për hetimin e SPAK ndaj tij dhe marrëdhënien e përfolur me Sule Çelën.

I ftuar në një emision, Hoxha tha se bisedat e SKY ECC janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Ai tha se ishte kërcënuar realisht nga Çapja-t.

“Janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Pse duhet të merresha me inskenime unë kur ne jemi kërcënuar realisht nga Çapja. Më kanë ardhur njerëz, analistë, më janë futur mik pastaj më kanë thënë do kesh probleme. Ai Çapja e di ku është sot? Në datën 19 prill të vitit 2023, pas denoncimeve të mia, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Unë i kam njohur të gjithë, di shumë gjëra. Me mua nuk mbarojnë punë kaq kollaj, isha përgatitur për burg. Plumbin e fundit nuk e mbaj për të vrarë veten, nuk mbaroj punë kaq kollaj. Mua më ka ndodhur çdo gjë, nuk kam më frikë asgjë. Vijmë te pyetja, pse duhet të sajoja kërcënim unë? Unë kam këtu shkresë sekrete, ku thuhet Policia kriminale ka marrë info nga shërbim sekret dhe thuhet, i dënuari me burgim të përjetshëm ka urdhëruar vrasjen e Artan Hoxhës. Është sekret shkresa. Unë kam detyrimin të sqaroj publikun për atë që kam bërë deri sot, për ato denoncime që kam bërë”– tha ai.