Dhjetori ka ardhur plot ngjyrja për Shkodrën, me ndezjen e dritave të fundvitit që kanë zbukuruar sheshin para Bashkisë Shkodër .

Por ky vit, ashtu si edhe vitin e kaluar që ishte një sukses i jashtëzakonshëm, rezervon plot surpriza për shkodranët por jo vetëm, edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen Shkodrës në fundvit.
Stafi organizator ka përgatitur një kalendar të ngjeshur me aktivitete në të cilën do të përfshihen që nga më të vegjlit që këtë vit kanë mes tyre edhe babagjyshin, por edhe lodrat që këtë vit janë më të hsumta në numër.

Për të rinjtë, qyteza e festave siç tashmë ka marrë emrin “Shkodra n’festë” cdo mbremje do të rezervojë muzikë ndërkohë që mbi 20 koncerte të mëdha me këngëtarët më të mirënjohur do të zënë vend për të gjithë në skenën madhështore para Bashkisë Shkodër.

Ashtu si vitin e kaluar, #bashkiehapur për fëmijët do të jetë pjesë e hollit të Bashkisë Shkodër si një kënd dedikuar fëmijëve të Shkodrës të cilët do të kenë mundësi të kalojnë pasditet duke u argëtuar në ambjentet e Bashkisë Shkodër.

Koncertet janë një surprizë më vehte, me emrat më të njohur të skenës shqiptare që do të performojnë në sheshin para Bashkisë Shkodër. Emrat, për organizatorët janë një surprizë që do të zbulohet pak e nga pak, por ajo të cilën ato sigurojnë është që festa nuk do të ketë të ndalur në Shkodër!