Shkodra ka ndezur zyrtarisht dritat e festave të fundvitit.

Mijëra shkodranë kanë dale në pedonalen kryesore të qytetit dhe sheshin para Bashkisë Shkodër, për të qenë të pranishëm në një moment, i cili përsëritet për herë të dytë radhazi.

Fillimisht, ka qenë një grup fëmijësh që ka bërë hapjen e eventit, duke ftuar edhe kryebashkiakun Benet Beci për të nisur numërimin mbrapsht për ndezjen e dritave të festës. Jo pa emocione, kryebashkiaku ka përcjell një mesazh të shkurtër.

Në vijim, në skenë janë ngjitur fëmijët me këngët e tyre për t’i lënë vendin koncertit me grupin ThreeDots.

Ndezja e dritave shënon fillimin e një muaji plot me evente si koncerte, argëtim , por edhe shërbime të shumta, jo vetëm në pedonalen e qytetit.

Atmosfera e festës është shtrirë prej shumë ditësh në shumë zona të Shkodrës.