Ky është Eugen Gonaj, 16-vjeç , nga qyteti i Pukës.
Eugeni studion në vitin e parë në degën teknologji ushqimore në shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” , të Bushatit.
16-vjeçari thotë se ka zgjedhur këtë degë për një të ardhme të suksesshme dhe punësim të sigurtë.
Eugeni është ndër nxënësit e dalluar të shkollës. Bashkë me shokët dhe shoqet e klasës kanë arritur të përgatisin shumëllojshmëri produktesh ushqimore, si dhe të pijeve nga lëngu i mollës, lëngu i rrushit, deri tek vera.
Shkolla Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda”, Bushat, ofron tre drejtime: Teknologji Ushqimore, Bujqësi dhe Veterinari.
Gjithsej, në degën Teknologji Ushqimore mësojnë 50 nxënës, nga të cilët këtë vit, 15 prej tyre janë regjistruar në klasën e 10-të.