Reshjet e borës kanë prekur një pjesë të mirë të akseve në qarkun e Shkodrës. Megjithatë siç bëjnë me dije autoritetet rrugore nuk paraqitet problem për qarkullimin e automjeteve.Sakaq, bëhet apel për përdorimin e gomave dimërore për përdoruesit e automjeteve. Në akset rrugore janë në gatishmëri kompanitë kontraktore me mjete dhe punëtorë. ‘* Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në aksin Qafë Mali- Fierzë në mëngjes kanë filluar reshjet e deborës, por nuk paraqet problem për qarkullimin, për përdoruesit e automjeteve apelohet të përdorin goma dimërore. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.* Nga bashkia Shkodër , nuk raportohen probleme të EC.* Nga bashkia Malësi e Madhe , nuk raportohen probleme të EC.* Nga bashkia Vau Dejës , nuk raportohen probleme të EC.* Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.* Nga bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të EC.’, njofton DRV Shkodër.
Reshjet e borës mbulojnë akset rrugore në Shkodër, apel për përdorimin e gomave dimërore
Related Posts
Çfarë duhet të dini për sulmin terrorist në veri të Kosovës
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi…
“Sulmet vijnë nga sukseset e Kosovës”, Kurti: Grupet kriminale në veri janë shporrur, por…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp pas shpërthimit në fshatin Vragë të Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër Lepencit, deklaroi se…