Në këtë ditë historike, kalaja “Rozafa” është ndër objektet arkeologjike më të vizituara. Në dallim nga ditët e tjera, sot hyrja ishte falas, ato që po e vizitojnë janë fëmijët e vegjël.

Edhe në këtë ditë të shënuar të nëntorit, kalasë nuk i munguan turistët e huaj, të cilët duket se i tërheq historia, arkitektura dhe peizazhi fantastik, që ndërthuren në mënyrë të përkryer.Kalaja e Rozafës është monumenti historik më antik.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave, Balshajve, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe e Bushatlinjve. E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare.