Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të 112- vjetorit të Pavarësisë.

Fillimisht është bërë ngritja ceremoniale e flamurit kombëtar, shoqëruar me himnin kombëtar.Në ceremoninë zyrtare, zhvilluar në kuadër të 112-vjetorit të pavarësisë së vendit morën pjesë përfaqësues zyrtarë, klerikë dhe qytetarë.

Autoritetet fetare në Shkodër përcollen mesazhet në këtë ditë të shënuar, ku theksuan rëndësinë e bashkimit dhe tolerancës mes shqiptarëve.28 Nëntori përfaqëson ditën më të rëndësishme të shtetformimit shqiptar.