Ditën e sotme ish-kryeminstri Sali Berisha ka fituar lirinë nga “arresti shtëpiak” në të cilin ishte për një kohë të gjatë. Ai mbajti një fjalim menjëher sapo mbërriti në selinë e PD-së ku u prit nga shumë mbështetës të tij. Gjatë fjalimit ai ka kujtuar dhe të atin e tij të ndjerë duke thënë disa fjalë prekëse. Ai ka kujtuar si ai i thoshte të atit që të ndiqte vazhdimisht ritet fetare dhe i ati ia kishte kthyer me një fjalë të ciën ish-kryeministri e kujtonte vazhdimisht “Në një mjedis kaq të keq as Zoti nuk më dëgjon”.

“BIBLA thotë që të kthehet Zoti në shtëpi pastroje shtëpinë! Në diktaturë njihja një njeri besimtar dhe ai ishte im atë. Unë i thosha atij: Shiko ndiq ritet, se kisha vetëm respekt. Dhe ky më thotë një ditë. Më thotë: Sali në kvtë mjedis kaq të keq as Zoti nuk më dëgjon. Dhe kur lexova shumë vite më vonë këtë shprehje, se këto librat e shenjtë i marrin nga njëri tjetri mësimet, dhe kur lexoj që thotë: Pastroni shtëpinë që të hyjë Zoti mu kujtua dhe kjo, fjalët e tim eti” tha ish-kryeministri.