Lirimi i liderit të Partisë Demokratike Sali Berishës u prit me ovacione nga mbështetësit e tij, por hasi kundërshtime nga Spak i cili do ta ankimojë në apel.
Avokati Idajet Beqiri, u shpreh se gjykata është ndalur në dy elementë dhe ka harruar elementin e tretë.
Sipas tij, Berisha nuk duhet të lirohej kurrën e kurrës dhe mbetet për tu parë arsyetimi i gjykatës.
“ Sipas vlerësimit tim, nuk duhet bërë një vendim i tillë sepse duhet të ekzistonin të tre elementët. Kur të marrim vendimin, do gjykojmë më mirë. Është ndalur tek dy element kryesor dhe nuk është ndalur tek i treti. Është bazuar që nuk mund të iki më nga vendi, nuk mund të kryej më vepra penale se dhe këtu ka të drejtë se kur ka vrarë 195 në Tropojë, 4 në bulevard nuk bën dot krim më të madh. Gjykata ka gabuar tek ajo që nuk ka mundësi të prishi provat, e ka marrë të mirëqenë dhe kjo është e rrezikshme dhe e fut sistemin në kolaps dhe absurd, në një precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen.
Hetimi është mbyllur por nuk është ,mbyllur gjykimi, dhe një person që është para shantazhit i ndryshon të dhënat, prandaj duhet që procesi dhe provat dhe dëshmitarët duhen ruajtur posaçërisht në çështje,. Në këtë gjykim duhet të ishte Alida Maçi , tezja e Malltezit, duhet të gëzonte sipërfaqen e ndërtimi te Partizani sa duhet të merrte Mirxhan Bekteshi. Ajo është përjashtuar dhe dosjen e mori dhe e çoi në Belgjikë sepse këtu e dënuan me vdekje. Nuk duhej të lirohej kurrën e kurrës, gjthsesi do e shohim arsyetimin e gjykatës. “