Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pasi GKKO i hoqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” Sali Berishës.
SPAK njofton se pasi të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme, do ta ankimojë këtë vendim. Në reagim, SPAK gjithashtu ka deklaruar se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon.
“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.