Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë pas lirimit nga “Arresti i shtëpisë”.

Në një fjalim para selisë së PD-së, Berisha nuk ka harruar t’i dërgojë një mesazh edhe kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës. Ai i kërkoi që të krijojë qeveri teknike, duke shtua se nëse nuk e bën, do përballet me mosbindjen civile.

“Kam edhe një fjalë për Edi Ramën, krijo qeveri teknike mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd. Se vetë Zoti e ka thënë që të kthehem unë, pastroni shtëpinë tonë, Dhe unë do ta pastroj Shqipërinë.

Krijo qeverinë teknike sepse mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra, djem e vajza, do të kenë liderin e tyre me vete, piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq. Do përgjigjesh si puçist për puçin e shtetit që i bëre opozitës, do të përgjigjesh për 1 vit që le kryetarin e saj në izolim, do përgjigjesh për 2 vite që grabite flamurin e PD-së.

Krijo qeveri teknike! Do të shkojmë në zgjedhje të lira. Pse ke frikë nga vota e shqiptarëve?”- tha Berisha drejtuar Ramës.