Kryeministri Edi Rama ka folur sërish këtë të martë për bonusin e pensionistëve.
Rama u shpreh këtë të martë se pas javës së dytë të dhjetorit do të nisë shpërndarja e bonusit për pensionistët, teksa shtoi se të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do të përfitojnë 150 euro bonus, ndërsa ata që kanë një pension mbi 20 mijë lekë, do të marrin 100 euro bonus.
Ndër të tjera, kryeminsitri theksoi se pensionistët do marrin një bonus edhe në pranverë.
“Paratë do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit. Të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do të përfitojnë 150 euro bonus, ndërsa ata që kanë një pension mbi 20 mijë lekë, do të marrin 100 euro bonus. Do mbajmë premtimin për bonus të dyfishtë, pas bonusit të fundvitit, pensionistët do marrin edhe në pranverë”, deklaroi Rama.