Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar nga SPAK të bëjë transparencë për dyshimet ndaj kolegëve të saj Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Lala e ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24, u shpreh se SPAK nuk na ka bërë me dije se cilat janë të dhënat apo dyshimet që SPAK ka ndaj dy kolegëve.

Ajo theksoi se Hoxha dhe Qyno kanë mbuluar ndër vite kronikën e zezë dhe patjetër që një gazetar ka kontaktet dhe burimet e tij. Lala shtoi se SPAK duhet të dëshmojë se cila është lidhje konkrete. Gazetarja shtoi se ajo në këtë aspekt të jetë më e kujdesshme për shkak të punës dhe mënyrës sesi bëhet lidhja e tyre me këtë organizatë kriminale.

Lala theksoi se të dhënat e përfituara nga SkyEcc nuk qëndrojnë të vetme, por kryqëzohen ndërsa shtoi se jo gjithçka vjen nga SKYEcc. Sipas saj ato shërbejnë si indicie, por duhen shoqëruar me prova të tjera, që të shkojë në gjykatë dhe të kërkohet masë sigurie

“Ne gazetarët i njohim Hoxhën dhe Qynon. Hoxha ka një karrierë 30-vjeçare, patjetër që duke qenë kolegë gazetarë ndihem jo mirë. E dimë që një goditje në emision e gazetarëve është një goditje për shumë ne. Nëse do kishte ndalim mase ndaj një gazetari, ka interes të shtuar. SPAK nuk na ka bërë me dije se cilat janë të dhënat apo dyshimet që SPAK ka ndaj dy kolegëve.

Ata kanë mbuluar ndër vite kronikën e zezë dhe patjetër që një gazetar ka kontaktet dhe burimet e tij dhe SPAK duhet të më dëshmojë mua të parë në kuptimin si një profesioniste në këtë fushë, se cila është lidhje konkrete dhe në këtë aspekt të jem më e kujdesshme për shkak të punës dhe mënyrës sesi bëhet lidhja e tyre me këtë organizatë kriminale.

Ne jemi këtu, do ti shohim hap pas hapi. SPAK duhet të na dëshmojë me një kujdes të jashtëzakonshëm. Ata duan kohën e tyre për të bërë një reagim në lidhje me akuzat. SPAK ka detyrimin të bëjë transparencë dyshimet ndaj kolegëve.

Të dhënat e përfituara nga SkyEcc nuk qëndrojnë të vetme, por kryqëzohen. Jo gjithçka vjen nga SKYEcc. Shërbejnë si indicie, por duhen shoqëruar me prova të tjera, që të shkojë në gjykatë dhe të kërkohet masë sigurie”, tha Lala.