Forcat Speciale kanë nisur një aksion ditën e sotme në Shkodër. Dosja.al, mëson ekskluzivisht se aksioni po bëhet për vrasjen e katërfishtë të ndodhur disa javë më parë në Dobraç, ku mbeti i ekzekutuar Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë kalimtar të rastit. Dyshohet se Forcat Speciale po kërkojnë për autorët e dyshuar të vrasjes.

Ngjarja ndodhi disa javë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital, Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Në makinën e viktimave shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.