Një tjetër zonë turistike në Shkodër është në fokus të një procedure të re prokurimi të mbështetur nga projekti i mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për përmirësimin e aksesit në rajonet me potencial në këtë fushë.

Konkretisht bëhet fjalë për “Rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në Qarkun e Shkodrës, duke përmirësuar peizazhin e bregut të liqenit dhe infrastrukturën e lidhjes në Shirokë, Liqeni i Shkodrës”.

Në procedurën e hapur në sistemin e Bankës thuhet se qëllimi i punimeve është përmirësimi i qarkullimit të biçikletave dhe këmbësorëve, duke rritur sigurinë e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e trafikut në pjesën e rrugës ndërmjet urës së vjetër të Bunës dhe shëtitores së rehabilituar të Shirokës, me një gjatësi totale prej 2940 m.

Sipas detajeve të dhëna në faqe nënvizohet se punimet përfshijnë:

Rikonstruksioni i trotuarit nga njëra anë ose i rrugës me korsi biçikletash me dy drejtime dhe vendkalim për këmbësorë dhe ndërrimi i kangjellave ekzistuese.
Instalimi i ndriçimit të ri urban, i përbërë nga 2 krahë dhe lidhje e re nëntokësore me linjën elektrike ekzistuese.
Ndërtimi i 3 nr. këndvështrime, si pika pushimi dhe vëzhgimi.
Ndërtimi i një zone parkimi për rreth. 20 nr. automjeteve.
Vendosja e mobiljeve urbane, sinjalistikës së trafikut dhe tabelave informuese
Më herët, po nga ky projekt i BERZH, u shpallën fituesit për Parkun Ligatinor të qytetit, i cili pritet të jetë një investim tërësisht inovator në funksion të përshtatjes së qytetit me ndryshimet klimatike teksa vetëm pak ditë më parë u shpall edhe fituesi për një tjetër projekt.

Bëhet fjalë për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit, të gjitha këto ndërhyrje që pritet të rrisin potencialet turistike të gjithë rajonit të Shkodrës.P