AKTUALITET
EXCLUSIVE/ Australiani zhduket në Theth! Vëllai i të riut kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit

20:32 | 25 NËNTOR 2024
SHPËRNDA

Mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti kurrë në destinacion.
28 vjeçari Australian Cameron Twiss, rezulton të jetë i zhdukur dhe pa asnjë gjurmë. Teksa lajmi për zhdukjen misterioze të tij ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, vëllai i tij Stuart Twiss, flet për herë të parë për një media dhe përmes Top Channel bën thirrje për ndihmë.
“Vëllai ka vizituar fillimisht Shkodrën, pastaj në Mal të Zi dhe është kthyer për të vizituar Valbonën. Pastaj ka vendosur të kalojë për në Theth. Është nisur me dy persona të tjerë. Ata kanë vazhduar për në Jezerce ndërsa Cameron ka ndërruar drejtim për në Theth. Nga aty nuk ka me informacion. Unë erdha në Shqipëri, kontaktuam me policinë me grupin e kërkimit të cilët po na ndihmojnë, por nuk ka shumë informacion. Nuk dua të dal në përfundime apo konkluzione sepse kjo është puna e policisë.”, shprehet vëllai i tij.

Ai thotë se ka pasur edhe ai vete një eksperiencë fantastike në Shqipëri dhe këtë shteg e ka bërë kohë me parë.
“Cameron me tha se ishte i kënaqur me pushimet e tij në Shqipëri. Mendoj se nuk ka pasur shumë informacion për rrugën megjithëse aty është një shteg shumë i populluar. Unë e kam bërë vetë kalimin nga Valbona në Theth. Kam kaluar në këmbë aty dhe kam takuar shumë njerëz. Cameron shpesh pëlqente që të eksploronte i vetëm. Ju lutem, na ndihmoni me çdo lloj informacioni dhe kontaktoni policinë. Kërkoj ndihmën e të gjithëve”, tha më tej Stuart Twiss..

Bledar Jubani, është personi që e ka parë për herë të fundit Australianin në kryqëzimin e shtegut Jezerce – Theth
Për banoret e zonës dhe guidat, alpet janë të paparashikueshme dhe të panjohura por edhe plot me kafshe të egra.
Gjatë këtij sezoni turistik në vendin tonë janë zhdukur pa gjurme edhe dy turiste të tjerë, një belg dhe një lituanez. Të gjithë pa guidë dhe pa informacion për terrenin.