Aktori i dashur për publikun, Julian Deda, prej kohës se ka humbur të atin, aktorin e mirënjohur Zef Deda, është parë t’i bëjë mjaft dedikime në rrjetet sociale ku i shpreh mallin dhe mungesën që ndjen për të.

Së fundmi Juli ka publikuar një tjetër postim me të cilin kujton babain e tij për 1 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Teksa ka shfaqur një fotografi duke e puthur në faqe babin e tij , krahas postimit ai shkruan “po të dërgoj puthje si kjo në foto”.

Ndër të tjera ai është shprehur se e do fort dhe i mungon çdo ditë e më shumë Zefi.

“365 ditë pa ty bos. Po të dërgoj një puthje si kjo në foto. Më mungon babo..! T’du fort”, shkruan aktori.