Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në takimin e tij me shqiptarët në Londër ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Rama tha se vdekja e tij u përdor si “mish për topat e politikës” dhe biznesit mediatik. Sipas tij, në vend që të ketë vetëpërmbajtje dhe respekt për tragjedinë, ngjarja u përdor në mënyrë të kundërt. Ai tha se opozita e përdori vrasjen e të miturit për luftë për pushtet dhe inateve.

“Çdo vrasje është një fatkeqësi dhe ku merret një jetë krejt e re tragjedia është e madhe jo veç për familjen por edhe për shoqërinë. Por kur tragjedia e një vrasje e prek sot vendin tonë edhe më shumë del në pah nevoja që Shqipëria ka për ju. Pse e them këtë në këtë pjese, një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër, por ne vend që të ketë vetëpërmbajtje dhe respekt dhe angazhim të të gjithëve në kërkim të të mirës…Ndërsa në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të politikës dhe askush nuk pyet për viktimës as për dhimbjen e të afërmeve, as për nevojën e komunitetit për të kuptuar së bashku cili është roli. E kthyen viktimën në mish për topat e politikës dhe biznesit mediatik. Pa u varrosur ende trupi i viktimës së pafajshme, dalin djajtë nga shishja. Ia morën vallës së luftës për pushtet dhe inateve. Dhe duke shqelmuar trurin e njerëzve të lënduar nga tragjedia.”, tha Rama.