Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, të cilët janë të përfshirë në strukturat e Partisë Demokratike dhe janë caktuar nga Berisha si drejtues të diasporës së PD. Gjatë një fjalimi të tij, Rama tha se Shqipëria nuk do të kishte arritur përparimin që ka sot nëse do të kishte ende në pushtet figura si Berisha dhe Topalli.

Kryeministri theksoi se këta politikanë nuk do të kishin mundësuar as reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë, duke përmendur konkretisht reformën në drejtësi, një proces që ka transformuar sistemin gjyqësor të vendit. Rama nënvizoi se figura të tilla politike kanë penguar zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë dhe se kjo është një arsye pse vendi ka ecur përpara vetëm pas largimit të tyre nga qeverisja.

Rama:Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo sudja e re që vjen vërdallë duke takuar emigrant e duke thënë Shqipërinë e bën unë. Të ishte për këta Shqipëria nuk do e bënte kurrë reformën ne drejtësi. Nuk do të godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash dhe kurrë nuk do të shikonin shqiptarët një ministër apo politikan që të hetohej nga prokuroria. Kurrë Kurrë! Nuk po llogaris ministrat që pushkatonte Enver Hoxha me urdhër. Të ishte për këta Shqipëria nuk do të ulej kurrë e barabartë në tryeza ndërkombëtare e nuk do të bëhej kurrë histori suksesi në Europë.