Kryeministri Edi Rama është shprehur në takimin me diasporën në Londër, se do të ndërmerret një nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të fëmijëve të prindërve që u deklaruan si shqiptarë të Kosovës për shkak të dokumenteve. Rama tha se vazhdojnë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë britanike për tu mundësuar shqiptarëve të kenë një emër.
“Shumë prej jush iu është dashur të fshehin identitetin, ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri. Do të ndërmarrim së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Britani. Po ashtu, do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë britanike për t’ju mundësuar ju që keni një emër në atë kohë në rikthimin e emrit të nënës dhe babës, kur ta doni. Ju meritoni mirënjohje nga ky vend dhe do kërkojmë nga çdo vend respekt për ju.”, tha Rama.