Shkoder- Gjykata e Shkodrës liroi sot 4 efektivët e policisë të arrestuar nga AMP, dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e 30 tetorit 2024 me 4 viktima në Shkodër, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.
Gjykata e Shkodrës vendosi të caktojë masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim i dalje jashtë shtetit’ dhe ‘pezullim nga detyra’ për efektivët Blerim Kurmetaj, Viktor Logu, Juljan Sterkaj. Marta Martini
Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.