Reshjet e shiut në Pukë kanë sjellë probleme për banorët ndërsa raportohet se janë pa energji që prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se probleme janë regjistruar edhe te spitali i Pukës.
Raportohet se era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike duke nxjerr jashtë funksioni dy pavione, patologjinë dhe pediatrinë. Po ashtu probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën.