Një ditë pas vrasjes së 28-vjeçarit, Klaudio Prendi është zbardhur dëshmia e e babait të viktimës, ish-gjyqtari i GJKKO-së, Fran Prendi. Ish-gjyqtari gjatë fjalës së tij është shprehur se nuk ka dijeni apo dyshim se pse ka ndodhur ngjarja. Prendi gjithashtu shtoi se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit. Ai më tej ka bërë thirrje që autoritetet të zbardhin ngjarjen e të vënë drejtësi për djalin e tij.
28-vjeçari, Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.
Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës ëdhtë gjetur një mjeti “Audi A4” teksa u raportua se brenda saj nuk u gjet asnjë armë. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.