Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i orëve të para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku viktimë mbeti Klaudio Prendi. Ai u ekzekutua me armë zjarri, teksa po dilte nga një lokal në zonën e “Xhamllikut” dhe po hipte në makinën e tij. Sipas raportimeve, i riu dyshohet se kishte një borxh afro 15 mijë euro. Ditët e fundit, thuhet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.

Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që nuk ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte që mund të përfundonin deri në atentat. Ndërkohë, po ashtu raportohet se makina luksoze që përdorte 28-vjeçari nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar për krimin