Dëmshpërblimi financiar për ish-të përndjekurit politikë dhe trashëgimtarët e tyre mbetet në shifra qesharake. Prej 12 vitesh kjo shtresë e përvuajtur përballet me indiferencë, vonesa dhe pagesa selektive.
Për vitin 2025, qeveria ka alokuar vetëm 14 milionë euro, një rritje minimale prej vetëm 2 milionë eurosh krahasuar me 2024-ën. Për krahasim, në buxhetin e vitit 2013, janë alokuar plot 30 milionë euro, ose 2.1 herë më shumë sesa planifikimi për vitin e ardhshëm.
Në këto ritme, do të duhen të paktën 2 dekada për të mbyllur faturën financiare ndaj kësaj shtrese që ka vuajtur padrejtësinë më të rëndë historike. Ndërkohë, qeveria vonon edhe këto pagesa simbolike, duke i shkelur të drejtat e tyre më të thjeshta.
❗ Çfarë duhet bërë?
• Dëmshpërblimi duhet të trefishohet ose pesëfishohet menjëherë.
• Të përndjekurit mbi 70 vjeç duhet të kompensohen 100% për shumën e mbetur.
Ironikisht, qeveria gjen 110 milionë euro për Becchettin, por nuk gjen fonde për ata që vuajtën internime, tortura dhe burgime politike për dekada të tëra.
Kjo nuk është vetëm çështje buxheti, por një akt drejtësie dhe dinjiteti për ata që sakrifikuan gjithçka. Mjaft më me politiken e mashtrimit dhe keqpërdorimit të kësaj cështje themelore për demokracinë