Martin Cani, 14-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me bashkëmoshatrët e tij ditën e djeshme, ka prekur mbarë opinionin publik. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur, të cilët kanë reaguar në lidhje me vdekjen e tij tragjike. Politikanë, këngëtarë dhe aktorë kanë reaguar të prekur ndaj kësaj ngjarjeje.
Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka qenë një ndër personazhet që ka reaguar thellësisht i prekur. Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Instagram’, Deda ka publikuar një foto ku kishte dalë bashkë me viktimën.
Deda ka publikuar një foto të vjetër, ku viktima Cani, para disa vitesh kishte publikuar me aktorin. “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua, Martin Cani”, shkruante i mituri në postimin e vjetër.
I prekur, aktori i dedikon disa fjalë, ku shpreh pikëllimin dhe ngushëllimet për familjen e tij.