Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit Klaudio Prendi. Mësohet se makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Më tej bëhet me dije se se sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët kanë hapur zjarr në drejtim të shënjestrës. Fatkeqësisht autorët kanë gjuajtur në shenjë ndërsa plumbat e kanë kapur të riun në kokë dhe kraharor.

Pas të shtënave autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës ndërsa shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali. Kanë qenë shokët e viktimës që e kanë dërguar të riun në spital. Prendi kohët e fundit kishe disa sherre me persona të tjerë, konflikte të cilar po hetohen nga policia. Gjithashtu raportohet se Klaudio Prendi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shteti.