19 Nëntori i vitit 2016-të, do të ishti fillimi i një misioni “Krijuar për të dëshmuar”!
Ky do të ishte premtimi, ndaj të gjithë lexuesve për një gazetari cilësore dhe në shërbim të lëxuesve të cilët për 8 vite gjetën një pjesë të vehtes së tyre në hapësirën e krijuar nga eetimes jo vetëm në ëebsite por edhe në rrjetet sociale, facebook, instagram, X, linkedin, youtube apo linkedin!
Kemi besuar në gazetarinë e mirë, pa deformime dhe përherë drejt përfeksionimit gjatë këtyre 8 viteve, të cilat kanë qënë të mbushura me ngjarje, zhvillime të positive dhe negative për Shkodrën por NE kemi qënë përherë aty duke vendosur një tullë në historinë e medias në Shkodër dhe në Shqipëri.
8 vite nuk janë pak, por kjo rrugë nuk ndalet këtu!
Nga dita në ditë hapësirat tona do të jenë përherë edhe më të shumta, tashmë duke u fokusuar në videot por edhe storytelling që të gjithë do të kenë mundësinë ti publikojnë në hapësirat tona dedikuar njerëzve, përditshmërisë, por edhe historive të tyre personale që duan ti ndajnë me ndjekësit.
Sot në këtë 8 vjetor, një falenderim për gjithsecilin që besoi në këtë inisiativë tonën, por mijëra ndjekësit që na përkrahën me informacionet e tyre, biznesi që na besoi reklarmimin e produkteve të tyre, personazhet dhe të ftuarit që besuan eksperiencat dhe garat e tyre politike përgjatë fushatave elektorale në të cilat eetimes ka qënë partnere me të gjithë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Për këto 8 vite, JU themi Faleminderit!