Ditën e sotme në mbledhjen e Kuvendit kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ku pritet të diskutohet projektbuxheti i 2025.
Gjithashtu ai ka folur edhe për bonuset e pensioneve në fundvit. Kryeministri ka ndarë lajmin e mirë se do të çlirojë fondin prej 10 milionë lekësh për pensionet dhe ata që marrin një vlerë të caktuar bonusi i fundvitit do të jetë dyfish deri trefish i bonusit të mëparshëm.
“Dua t’ju përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim, qeveria do të çliroje një fond prej afro 100 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundivitit.
Ky bonus sot ë ndahet në dy shkallë, për ata që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshme. Pra rreth 150 euro. Ata që kanë pension më të madh se 20 mijë lëkë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm, pra shkon në 100 euro.
Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë një pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë një pension më të ulët.”, u shpreh Rama.