Prezantohet këtë të hënë drejtori i ri i Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit Ilir Proda prezantuan zyrtarisht Lleshin përpara strukturave vendore.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Edmond Sulaj, i cili mësohet se është emëruar drejtor në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Tiranë.
Ministri Hoxha ka kërkuar nga drejtori i ri që të nis menjëherë punën për të zbardhur ngjarjet kriminale që kanë goditur Shkodrën, vënien para përgjegjësisë të autorëve, rritjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe pastrimin e radhëve të Policisë nga të inkriminuarit.
Në fjalën e tij, një theks të veçant ministri Hoxha e vuri tek masakra me 4 vitkima.
Ministri Hoxha: Nga Tirana keni të gjithë logjistikën e duhur për t’a zbardhur. Të vihen sa më parë para pergjegjësisë autorët. Shkodra është një qytet në zemër të Shqipërisë, ti kthejmë sa më parë buzëqeshjen. Detyra kryesore mbetet zbardhja e kësaj ngjarje. Kam besim tek drejtori i ri pasi ka kapacitetet dhe njohuritë e duhura të territorit, pasi edhe me herët ka qenë pjesë e kësaj strukture