Prokuroria e Tiranës mësohet se ka lëshuar 20 masa sigurie. Ka qenë një operacion qe është bërë me stimulim nga agjentët. Këta persona reklamonin në rrjetet sociale që bënin shkëmbim me kriptomonedha.
6 nga masat e sigurisë, janë pronarë Exchange, që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e ligjshme. Ndërsa personat e tjerë janë bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin një veprimtari të tillë në rrjetet sociale.
Organi i akuzës ka dyshime që kemi të bëjmë me pastrim parash. Hetimi është kryer nga prokurori Ardian Dyrmishi, pas informacioneve të marra dhe ka qenë ky i fundit që ka çuar agjentët në këto pika për të kryer shkëmbim.
“Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.