Reagim i Ujësjellës Kanalizime Sh.A. Qarku Shkodër
Të nderuar banorë të Qarkut të Shkodrës,
Ditën e sotme, në rrjetet sociale, ish- kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka publikuar një dokument përmes të cilit pretendohet se punonjës të ndërmarrjes sonë po shënojnë emrat për përfshirjen e tyre në politikë.
Duam të sqarojmë të gjithë opinionin publik, banorët e Qarkut të Shkodrës, se ky dokument nuk ka asnjë lloj lidhje me institucionin tonë, nuk përmban asnjë të vertetë autentike që lidhet me Ujësjellës Kanalizime Sh.A. Qarku Shkodër.
Të tilla deklarata pa asnjë bazë dhe fakt konkret ndërkohë që ftojmë zotin Spahia të distancohet nga të tilla sulme dashakeqe dhe që në thelb kanë përdorimin politik të ndërmarrjes sonë.
Ujësjellës Kanalizime Sh.A. Qarku Shkodër është e përqendruar në punën e saj në shërbim të banorëve të Shkodrës.
Do të kërkonim që politika të qëndrojë larg institucionit tonë duke mos u përfshirë në betejat politike siç ka ndodhur në të kaluarën.
Faleminderit!
Ujesjelles Kanalizime i pergjijet Bardh Spahise : Ftojmë zotin Spahia të distancohet nga të tilla sulme dashakeqe dhe që në thelb kanë përdorimin politik të ndërmarrjes sonë.
Related Posts
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi po dhunonte të atin e tij 61 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 korriku teksa policia menjëherë…
Shkodra do të jetë në Eurovision në vitin 2025! Kryebashkiaku Benet Beci uron fituesit e Fest 63, WE DID IT! Faleminderit te gjitheve qe votuat
Një lajm i gëzuar: Shkodra do të jetë në Eurovision në vitin 2025! 😍 Shkodra Elektronike shpallet fituese e Festivalit të 63-të të Rtsh-së që do ta përfaqësojë Shqipërinë në…