Shkodra përherë burim vlerash, tradite e tolerance fetare.

Dy ngjarje të mëdha për besimet fetare do të mbahen në qytetin tonë nesër, datë 16
nëntor.

Do të përkujtohet 34-vjetori i hapjes së Xhamisë së Plumbit dhe nga ana tjetër, po nesër në orën 10:00, në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër do të shpallen të Lumë shërbëtorët e Hyjit Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli.