Pas Plarent Ndrecës, një tjetër deputeti Kuvendit është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur në SPAK pas kolegut të tij socialist, për tu marrë në pyetje nga prokurorët.

Kjo nuk është hera e parë që ligjvënësi demokrat është thirrur, teksa ai është marrë në pyetje dhe më 4 tetor. Atë ditë, Dogjani u shpreh se po hetohet për shtëpinë e tij, pasi një kallëzimi që është bërë, nga një ndërtues që ai e quajti “zaptues”. Deputeti Asllan Dogjani u shpreh se ka denoncuar më parë këtë person, pasi sipas tij ka zaptuar pronën publike.